
Vota kundër SHBA, ish-Kryeministri Berisha: Akt i rëndë antikombëtar
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar votimin e Shqipërisë kundër SHBA në OKB në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson akt të rëndë antikombëtar votën e Shqipërisë në OKB.
Sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha, politika e jashtme e vendit është shndërruar në një politikë që përfaqëson interesat e baronëve të drogës.
Në seancën e sotme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u votua pro rezolutës që SHBA të tërheqë vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Shqipëria votoi pro rezolutës së OKB kundër SHBA.
Reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Një akt i rëndë antikombëtar i klikës së neo-bllokmenëve me në krye Noriegën e Europës!
Sot klika e noe-bllokmenëve hoxhist, me në krye bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka, Rama votoi në OKB, në traditën atërore, kundër SHBA, vendit i cili nga vitet 20 të shekullit të kaluar deri sot ka luajtur rol përcaktues në lirinë e kombit shqiptar.
Duke dënuar me ashpërsi këtë qëndrim shtoj se me këtë akt politika e jashtme e Shqipërisë shndërrohet në një politikë të mirëfilltë antikombëtare. Ajo përfaqëson interesat e baronëve të drogës dhe balozëve neo-bllokmenë të krimit dhe jo të shqiptarëve.
/tvklan.al