A do të djegë PD mandatet e deputetëve? Basha zbulon 3 skenarët
Pas thirrjes publike të ish-Kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për tre skenarë të ndryshëm.
Duke folur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Basha theksoi se djegia e mandatave nuk është vendosur akoma.
Pyetje: Do të digjni mandatet?
Lulzim Basha:
Nuk është vendosur akoma. Skenari i parë është marrëdhënie e kushtëzuar e parlamenit, rikthimi në kushtetueshmëri i Prokurorit të Përgjithshëm).
Skenari i dytë është bojkot pa afat. Kjo do ta simbolizonte krizën kushtetuese dhe politike.
Skenari i tretë është invalidimi i mandateve. Nëse kryhet, kryhet me opozitën e bashkuar. Nëse e bën e vetme, vendet e saj i merr partia tjetër. Nëse bëhet, avantazhi është se ekspozohet parlamenti monist. /tvklan.al