Shembet ndërtesa, vdes tragjikisht punëtori shqiptar në Greqi

Foto nga vendngjarja

Shembet ndërtesa, vdes tragjikisht punëtori shqiptar në Greqi

18:56 22/12/2017

Një ndërtesë e vjetër që ishte në restaurim u shemb dhe zuri poshtë dy punëtorë. Ata janë një shtetas shqiptar dhe një 50-vjeçar grek. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytezën Nestani të rajonit të Arcadias në Greqi.

Sipas mediave greke, viktima është punëtori shqiptar. Trupi i tij u nxorr i pajetë nga forcat e shpëtimit. Ndërkohë, 50-vjeçari grek është dërguar në spital, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy po punonin brenda ndërtesës së vjetër, kur papritur u shemb muri dhe një pjesë e çatisë. U desh ndërhyrja e 10 personave për të nxjerrë të dy punëtorët e bllokuar nën rrënoja. Punën e vështirësonin edhe kushtet e këqija atmosferike, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Kryetari i Bashkisë së Nestanit, Nikos Karalis, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e punëtorit shqiptar që humbi jetën tragjikisht. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetim për këtë aksident në punë. 

/tvklan.al






Të ngjashme