Këshilltarët e PD-së reagojnë për miratimin e buxhetit
Këshilltarët bashkiakë të Tiranës reagua për miratimin e buxhetit një ditë më parë, duke e cilësuar votimin si jo të ligjshëm.
Sipas tyre mbledhja e djeshme nuk ishte një mbledhje e Këshillit Bashkiak, por një teatër me këshilltarë pa mandat, çka e detyroi Partinë Demokratike të braktisë sallën.
Kreshnik Çollaku, Fabian Topollaj dhe Arjana Çela akuzuan kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk ka zhvilluar akoma procedurën ligjore të zëvendësimit të 7 këshilltarëve, që morën mandate deputetësh.
Tv Klan