Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.9 ballë


Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.9 ballë

21:05 23/12/2017

Një tërmet 4.9 ballë ka rënë në Manipur dhe në Myanmar. Sipas mediave indiane mësohet se banorët kanë dalë duke vrapuar nga shtëpitë e tyre, pas lëkundjeve të tërmetit.

Megjithatë, deri tani nuk është raportuar për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti i fundit që ka rënë në Manipur ka qenë në muajin shtator dhe ishte me magnitude 4.4 ballë. 

/tvklan.al






Të ngjashme