Video/ 10 mijë japonezë për të kënduar simfoninë e 9 të Bet’hoven
Në Japoni, për Krishtlindje, në të gjithë vendin dëgjohet vetëm një këngë. Ajo është simfonia e 9 e Bet’hoven-it.
10 mijë koristë që për skenë do të kenë një stadium, po përgatiten për të kënduar një nga kryeveprat e muzikës klasike. Urimi i koreve nga e gjithë Japonia, ku në radhët e tyre ka edhe këngëtarë jo profesionistë në çdo fund Dhjetori është ky.
Këta tinguj të pabesueshëm të simfonisë së 9 të Bet’hoven-it janë krijuar mbi një histori të vërtetë, në një kamp me të burgosur gjermanë në Tokushima të Japonisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Yutaka Sado, dirigjent:
“Pavarësisht vendit ku ndodheshin, të burgosurit atje krijuan një orkestër dhe për herë të parë u luaj aty kjo simfoni. Është një krijim i pabesueshëm. Kështu lindi“Daiku”.
Yutaka Sado, dirigjenti që do të drejtojë orkestrën dhe 10 mijë koristë thotë se simfoninë e 9-të të Bet’hoven-it mund ta këndojë kushdo edhe pse notat janë të vështira.
Yutaka Sado: “
Të kesh 10 mijë këngëtarë është e mahnitshme, por nëse ata nuk janë të vetëdijshëm për rolin e tyre, mund të bëhet dëshpëruese. Më duhet ti bëj të ndihen se ata nuk janë një në 10 mijë, por secili prej tyre ka rolin e tij të rëndësishëm. Kjo është sfida e ime nga dita e parë deri në ditën e këndimit”.
Tv Klan