Pemë Krishtlindjesh me makina
Kjo mund të jetë pema më e madhe dhe më e veçantë e Krishtlindjeve për këtë vit.
Është krijuar në qytetin juglindor rus të Çitas. Ka të veçantën e saj se është krijuar nga plot 150 automjete, të pozicionuara për të krijuar figurën e një peme, nëse shihen nga larg.
Dritat e ndezura të automjeteve krijojnë përshtypjen e llambave të pemës së Krishtlindjes.
Sirenat e automjeteve të policisë kanë formuar imazhin e yllit të majë të pemës.
Pema është krijuar nga një grup të apasionuarish rus të automobilizmit. Është xhiruar me dron dhe pamjet janë shpërndarë në Youtube nga një profil i quajtur Bogdan Bogdanov.
Tv Klan