41-vjeçari dhunon inspektorin e Policisë Pyjore


41-vjeçari dhunon inspektorin e Policisë Pyjore

09:37 27/12/2017

Një 41-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi goditi me sende të forta inspektorin e policisë pyjore. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Buzaisht.

Çlirim Çela po ngarkonte makinën e tij me dru zjarri kur u ndalua nga inspektori i pyjores me iniciale B.R. 43 vjeç.

Mes tyre pati një debat që më pas përshkallëzoi me përdorimin e mjeteve të forta. Policia e Pogradecit thotë se inspektori u dhunua për shkak të detyrës.

/tvklan.al






Të ngjashme