Shumë ekipe interesohen për Kamer Qakën
Interesi për Kamer Qakën po rritet çdo ditë e më shumë. Ekipeve nga Italia, Portugalia e Rumania i janë shtuar ato nga Spanja. Mesfushori i Kombëtares vëzhgohet nga Las Palmas dhe Girona, skuadra të La Liga. Lajmin e konfirmojnë zyrtarë të Politehnica Iashi për mediat rumune.
“Ne jemi të hapur për bisedime me çdo ekip që dëshiron Kamer Qaka. Nëse kjo është një ofertë e favorshme për klubin dhe lojtarin, ne do ta lejojmë të largohet”, tha për Pro Sport presidenti ekzekutiv, Adrian Ambrosie. I njëjti zyrtar tha se Benevento e kërkoi në huzim deri në verë me të drejtë blerje.
Sipas të njëjtave burime, klubi rumun e vlerëson në 1 milion Euro kartonin e shqiptarit. Kamer Qaka u transferua në kampionatin rumun verën e kaluar. Ai është aktivizuar në 18 ndeshje të kampionatit dhe derbutoi me Kombëtaren në miqësoren me Turqinë.
Tv Klan