10 lëkundje tërmeti në Itali
Që nga mesnata janë regjistruar 10 lëkundje sizmike në Itali Qëndrore. Tërmet kanë qenë përgjithësisht me magnitudë të ulët.
Në Amatrice tërmeti ka qenë me magnitudë 2.7, kurse në Arquata del Tronto me magnitudë 2.6. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës.
Nga lëkundjet sizmike të njëpasnjëshme nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
/tvklan.al