Vodhën shtëpinë e emigrantit, arrestohen tre hajdutët me paruke
Tre persona të maskuar me paruke, vodhën gjatë natës banesën e një familjeje emigrantësh në Divjakë të Lushnjes, duke thyer dyert. Por vjedhja nuk zgjati shumë pasi ata u ndaluan nga policia në flagrancë.
Olsi Janko 29 vjeç Serxho Duda 19 vjeç dhe Regist Vodo, 19 vjeç të tre nga Divjaka, u kapën nga patrullat e policisë pak momente pasi kishin kryer vjedhjen e banesës.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 5 orë, 4 celularë, të vjedhura në banesë.
Po ashtu të arrestuarve iu gjetën me vete edhe një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë, të cilat i kanë përdorur për të kryer vjedhjen. Të tre personat duhet të përballen me akuzat e vjedhjes në bashkëpunim.
Tv Klan