Kontrolli i automjeteve/Radhë kilometrike në Tiranë për kolaudimin
Bashkë me festat e fundvitit, për shoferët vjen edhe makthi i përvitshëm i kolaudimit të makinave. Në pikën e kolaudimit të automjeteve në Fushë-Prezë, radha arriti deri në dy kilometra.
“Që në orën 2:30 të natës kam ardhur këtu…”
Ndërsa punonjësit e kompanisë jashtë kamerave e pranojnë këtë situatë, por thonë se prioritet kanë ata qytetarë që e kanë rezervuar online kolaudimin, ndërsa të tjerët do t’ju duhet të presin radhën.
Por jo të gjithë qytetarët kanë akses në internet apo janë në gjendje të përdorin kompjuterin për të rezervuar orarin e kolaudimit. Megjithatë, prej afro dy javësh, rezervimet online janë të bllokuara, ndërkohë që afati i fundit për kolaudimin e makinave është data 31 dhjetor, më pas të gjitha këto makina që presin në radhë do të të duhet të paguajnë përsëri taksën e automjetit.
Burimi: Klan Plus