Montella trajneri i ri i Sevilla
Vincenzo Montella është i zgjedhuri i Sevilla për të drejtuar ekipin në pjesën e mbetur të sezonit. Italiani pason kështu trajnerin Berizzo, i cili u shkarkua kur Sevilla ishte e pesta në renditje, e kualifikuar për të tetat e finales së Champions League si dhe kupën e mbretit.
Por drejtuesit e skuadrës menduan që projekti nuk duhet të vazhdonte me dinamikë në rënie dhe në këtë linjë vendosën të ndërrojnë trajnerin.
Këshilli i klubit i mbledhur të mërkurën vendosi për kandidaturën e italianit për shkak të shifrave dhe kushteve të kontratës që kërkonte. Tashmë mbetet që tekniku i ri të zgjidhë marrëveshjen me Milan nga i cili u nda më 27 Nëntor, por që gjithsesi ka një kontratë deri në 2019.
Është çështje orësh që Sevilla ta prezantojë Vincenzo Montellan zyrtarisht si trajner.
Tv Klan