Rastet e problemeve me shikimin, në nivele epidemike
Ekspertët japin alarmin se miopia te fëmijët dhe të rinjtë ka arritur në nivele thuajse epidemike. Shkak për këtë situatë është fakti se gjithnjë e më shumë fëmijët po kalojnë orë të tëra përpara smartphone-ve, lojërave elektronike, kompjuterave dhe tabletave.
Kjo sëmundje po merr përmasa shumë të mëdha në Azinë Lindore, Singapor, Tajvan dhe Korenë e Jugut, ku afro 90% e 18-vjeçarëve janë miopë.
Në Evropë shifrat janë më të ulëta. Sipas statistikave 40% deri në 50% e të rinjve në moshën 20-vjeçare, vuajnë nga ky problem me shikimin. Okulistët në spitalin e syve në Londër, thonë se mungesa e dritës natyrore është shkaktari kryesor i këtij problemi.
Fëmijët që studiojnë shumë dhe që përdorin kompjuterë ose smartphone kanë shumë më pak mundësi për të qëndruar jashtë dhe janë më pak të ekspozuar ndaj diellit. Për këtë shkak ata rrezikohen të preken nga zhvillimi i dritës së shkurtër, ose siç njihet ndryshe “miopia”.
Sipas ekspertëve, gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit për të parandaluar dëmtimin e shikimit te fëmijët është t’i nxisin ata që të kalojnë më shumë kohë jashtë në dritën e diellit.
Klan Plus