Emrat/ Hodhën tritol në banesën e një personi, pranga dy vëllezërve
Shkodër-Dy vëllezër janë vënë në pranga nga Policia e qytetit të Shkodrës, pasi i hodhën në oborr lëndë shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale një personi. Policia ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vau Dejës, u arrestuan pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës 58 vjeçaerit me inicialet P.P një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.
Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.
/tvklan.al