Ahmetaj: Rritja ekonomike në 2017 arrin në 4%


Ahmetaj: Rritja ekonomike në 2017 arrin në 4%

15:42 03/01/2018

Qeveria pret që viti 2017 të mbyllet me një rritje ekonomike në nivelet 4%. Në një intervistë për televizionin Klan, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se sipas të dhënave paraprake, tremujori i fundit i vitit të kaluar ka patur një ecuri pozitive. Ahmetaj shpjegon se i vetmi sektor që ka performuar në rënie është ai i energjisë elektrike, për shkak të thatësirës.

“Duke parë informacionet indirekte dhe të tremujorit të katërt, besoj që do të lëvizë në trajektoren 3.9-4%. Ka marrë një goditje shumë të rëndë nga thatësira, pra nga prodhimi i energjisë elektrike”.

Edhe gjatë 2018-ës rritja do të mbetet në të njëjtat nivele, thotë ministri i Financave, pavarësisht përfundimit të dy projekteve madhore TAP dhe Devolli Hydro Poëer.

“Ne e kemi zhveshur rritjen në llogaritë tona nga këto dy projekte dhe kemi llogaritur koston e operimit të tyre”.

Për vitin 2018-të aksioni kundër informalitetit do të përqëdrohet te bizneset e mëdha. Për këtë Arben Ahmetaj thotë se janë marrë dy nisma: ulja e pragut të tatimit mbi vlerën e shtuar në 2 milionë Lekë dhe pranimi nga bankat për bizneset që japin kredi i bilancit zyrtar që dorëzohet në tatime.

“Fokusi janë dhe do të jenë bizneset e mëdha”.

Rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do të mbështet edhe nga investimet publike të qeverisë, ndërsa do të nisë zbatimi edhe i paketës 1 miliard Euro. Do të nisë ndërtimi për rrugën e Arbrit dhe Thumanë – Vorë – Kashar. Detyrimet e qeverisë nga këto projekte do të kontabilizohen sipas standardit që përdorin shumica e vendeve të BE-së, ESA 2010.

Tv Klan






Të ngjashme