Agolli: Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2020


Agolli: Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2020

15:00 03/01/2018

Ansi Agolli e nisi vitin në fushën e stërvitjes. Kapiteni i Kombëtares kërkon të mbajë veten në formë për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Mbrojtësi 35-vjeçar është një nga futbollistët me më përvojë te Kombëtarja, ishte kapiten në fitoren historike me Rumaninë. Ai nuk e quan të pamundur një tjetër pjesëmarrje në finalet e Europianit.

Ansi Agolli:

“Eliminatoret e fundit ishin të vështira, pasi kshim në grup dy skuddra mjaft të forta, por me pak fat në short dhe me një vendosmëri më të madhe çdo gjë është e mundur për ekipin shqiptar”.

Një vit i shkëlqyer me skuadrën e tij Qarabag ku fitoi kampionatin e kupën e Azerbajxhanit dhe kulmoi me pjesëmarrjen në grupe e Champions League. Ansi Agolli nuk do të ndalet me kaq.

Ansi Agolli:

“Fitimi i kampionatit, por gjithashtu edhe pjesëmarrja në turet eliminatore, pse jo të tentojmë kualifikimin në grupet e Champions League”.

Kampionati në Azerbajxhan rinis më 10 shkurt me skuadrën e Ansi Agollit që kërkon titullin e pestë radhazi.

Tv Klan






Të ngjashme