Pas Visar Ymerit jep dorëheqjen dhe Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje
Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje. Në ndërkohë që mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes është duke vazhduar.
Në mbledhje janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani.
Ky takim i kryesisë është i pari pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri nga të gjitha funksionet në parti.
Përplasjet e para në Vetëvendosje nisën të dalin në pah pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të Vetëvendosjes në rrjete sociale, ku deputetja Aida Dërguti kishte ofenduar Albin Kurtin.
Pas kësaj, Aida Dërguti kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.
Pas të gjitha përplasjeve që shpërthyen, Lëvizja Vetëvendosje në muajin dhjetor shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm./Klan Kosova