Vdes vogëlushi 5-vjeçar, dyshohet të jetë mbytur nga babai

Carabinieri all'esterno della casa dove un bimbo di 5 anni è trovato esanime, probabilmente strozzato a mani nude, a Cupramontana (Ancona), 04 gennaio 2018. ANSA/CRISTIAN BALLARIN

Vdes vogëlushi 5-vjeçar, dyshohet të jetë mbytur nga babai

09:56 05/01/2018

Një fëmijë 5-vjeçar është gjetur i vdekur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një provincë afër Ankonës në Itali. Sipas mediave italianë mësohet se prindërit e vogëlushit janë me origjinë maqedonase dhe prej vitesh jetonin në Itali. Nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është mbytur nga babi i tij, pasi vuante nga problemet mendore gjë për të cilën dhe kurohej.

Në trupin e vogëlushit nuk janë gjetur shenja dhunë në trup, apo shenja gjaku. Do të jetë autopsia ajo që të do vendosë përfundimisht shkakun e vdekjes së 5-vjeçarit.

25-vjeçari, i cili është dhe babai i vogëlushit është mbajtur me orë të tëra në komisariatin e policisë ku dhe është marrë në pyetje, por hetuesia do të presë rezultatin e ekspertizës për të vendosur./

tvklan.al

 






Të ngjashme