Emergjencë në SHBA nga “cikloni bombë”
“Cikloni bombë” e ka vënë Bostonin përballë kushteve më të vështira që një stuhi dëbore ka krijuar ndonjëherë gjatë dekadave të fundit në këtë qytet. Nuk mjaftoi dëbora me një trashësi rekord prej 33 centimetrash. Emergjenca u përkeqësua, pasi uji i detit depërtoi thellë në zonën bregdetare i shtyrë nga erërat e forta dhe batica
Uji me akull detyroi banorët të qëndronin në shtëpi. Ndërsa u paralizua edhe qarkullimi i automjeteve, duke vështirësuar së tepërmi ndërhyrjen e zjarrfikësve në rastet e emergjencës.
Ndërsa këto janë pamjet e qendrës së Nju Jorkut, aty ku termometri shënon -16 gradë celcius. Në të gjithë qytetin, gjithçka ka ngrirë. Dëbora në një nivel mbi 25 centimetra ka vështirësuar qarkullimin rrugor.
Një situatë të tillë është i gjithë bregu lindor i Shteteve të Bashkuara, madje edhe juglindja, që nuk sheh mot të tillë të ftohtë prej 3 dekadash. Mbi 60 milionë banorë vuajnë pasojat e stuhisë. Ndërsa sinoptikanët parashikojnë temperatura arktike në fundjavë.
Tv Klan