Kukësi po përgatitet në Antalia
Kukësi po zhvillon fazën përgatitore në Antalia. Në grup janë bashkuar edhe lojtarë të rinj si Donjet Shkodra i ardhur gjatë merkatos së janarit nga Skënderbeu. Pavarësisht diferencës me korçarët mesfushori me tipare sulmuese thotë se do të bëjnë gjithçka për të arritur rezultate në kampionat për të synuar te titulli kampion.
“Besimin nuk e humbasim kurë. Normalisht që është pak e vështirë, sepse Korça (Skenderbeu) është 12 pikë larg, por gjithsesi do të japim maksimumin dhe të marrim të gjitha pikët.”
Në krye të Kukësit është emëruar austriaku Peter Pacult. Ai po stërvit ekipin prej disa ditësh. Në seancat e para ai është përqendruar më shumë te taktika. Kukësi ka planifikuar edhe miqësore me ekipe vendase gjatë qëndrimit në Turqi. Kundërshtarët e konfirmuar janë Kayserispor, Bursaspor dhe Fenerbahce. Tv Klan