Pranvera e parakohshme/ Pushues në bregdet, më të guximshmit lahen në det


Pranvera e parakohshme/ Pushues në bregdet, më të guximshmit lahen në det

15:57 07/01/2018

Në Janarin e një viti më parë në Kukës temperaturat shkuan deri në minus 28 gradë Celsius dhe trashësia e dëborës arriti në dy metra. Sot në qytet është pranverë.

Nuk ka borë dhe as stuhi, por vetëm diell. Është pranverë e parakohshme në Kukës.

Bulevardi është i mbushur me qytetarë e fëmijë që shijojnë motin e ngrohtë. Kafja pihet në verandë mes miqsh. Të moshuarit se mbajnë mend prej dekadash një mot të tillë. Në Janarin e kaluar temperaturat zbritën në minus. Dëbora e acari pushtoi vendin, por deri në këtë periudhë të vitit natyra po tregohet bujare më kuksianët.

Temperaturat e larta, jo karakteristike për stinën, janë shfrytëzuar edhe në bregdet. Në Vlorë, disa të guximshëm janë futur në det. Janë plazhistët e parë të 2018-ës. Deti Jon është i mrekullueshëm në çdo stinë, thonë ata. Motin e mirë po e shfrytëzojnë edhe pushues nga qytete të tjera.

Rrapo Taho, një emër i njohur në Vlorë, ish-futbollist i Flamurtarit bashkë me ish-sportistin tjetër nga Fieri Kastriot Tajari, e duan detin.  Mjafton pak diell dhe temperatura jo të ftohta dhe bregdeti mbushet me pushues.

Tv Klan





Të ngjashme