23 trajnerë që prej 2014-ës
Ehab Galal, dy ditë më parë ai u emërua si trajner i gjigandëve të egjiptit Zamalek. Galal bëhet kështu trajneri i 23 që prej 2014, kohë kur president i klubit u zgjodh Mortada Mansour. Emërimi i trajnerit të ri erdhi pas ndërprerjes së kontratës së Nebojsa Jovovic javën e shkuar për shkak të rezultateve të dobëta.
Kalorësit e bardhë, siç njihen ndryshe Zamalek, do të përballen së shpejti në derbi me Al Ahly. Kjo do të jetë detyrë e vështirë për trajnerin e ri që ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë. Presidenti Mansour shprehu besimin tek eksperienca e trajnerit të ri. 50-vjeçari Ehab Galal ka drejtuar në Egjipt disa ekipe.
Presidenti aktual është i paqëndrueshëm në vendimet e tij. Në fakt ndoshta kjo është një veçanti e klubit, i cili që prej themelimit në 1946 ka ndërruar 32 herë president. Disa prej tyre e kanë marrë detyrën deri në 4 mandate.
Tv Klan