Mourinho: Conte ka shitur ndeshje
Jose Mourinho i cili ankohet ndaj të gjithëve dhe gjithëçkaje, kohët e fundit e ka me mënyrën e festimit të kundërshtarit sa herë Manchester United që drejtohet prej tij pëson gol. Kritika ai kishte edhe ndaj trajnerit italian të Chelsea, Antonio Conte. Portugezi e quajti këtë mënyrë të gabuar të të sjellurit, por shkoi me tej kur tha se ai nuk do të ndëshkohej për shitje ndeshjesh siç ka ndodhur me Conten.
“Do të gaboj dhe unë në të ardhmen, por mund t’ju them se mua nuk do të më ndodhë kurrë që të pezullohem si i dyshuar për shitje ndeshjesh.”
Nga ana tjetër Conte nuk mund të qëndronte pa replikuar, pasi akuzat ndaj tij në 2012 për mos kallëzim të parafiksimit të rezultatit u hodhën poshtë nga Federata e Futbollit.
“Të sulmosh dhe të ofendosh dikë tjetër kjo tregon vetëm se je një njeri i vogël dhe ai është një njeri i vogël.”
Antoinio Conte tha se do të presë 25 shkurtin kur do të vizitojë Old Traford për tu sqaruar me Mourinhon. Manchester United gjendet në vendin e dytë të Premierleague, vetëm një pikë më shumë se Chelasea në vend të tretë.
Tv Klan