Defekti që pothuajse çoi në tragjedi
Defekti në sistemin elektronik të një kamioni pothuajse ka çuar në tragjedi.
Sipas medias turke, kamioni po udhëtonte në distriktin Konak të Izmirit në Turqi ditën e diel kur si pasojë e një defekti pjesa e pasme e kamionit është ngritur lart.
Shoferi i kamionit nuk ka vënë re asgjë dhe ka vazhduar rrugën, deri në momentin që pjesa e ngritur lart ngeci në një mbikalim.
Ai arriti ta ndalë kamionin vetëm 200 metra larg. Fatmirësisht në momentin aksidentit nuk kishte asnjë makinë pas kamionit. /tvklan.al