Operacioni “fshesa” tek Partizani


Operacioni “fshesa” tek Partizani

21:13 08/01/2018

Edhe pse trajneri Sulejman Starova deklaroi një ditë më parë se grupi i lojtarëve që do të vazhdojë sezonin do të vendoset pas fazës përgatitore në Antalya, Partizani ka lënë në shtëpi 3 futbollistë. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, të kuqtë i janë drejtuar turqisë por me ta nuk kanë udhëtuar Mbrojtësit Renato Malota, Gëzim Krasniqi dhe mesfushori Emiliano Vila.

Gjithsej, 19 lojtarë do të stërviten për 10 ditë në Antalya. Lajmi se do të kishte spastrime në janar është mohuar më parë nga zyrtarë të klubit, ndërsa për futbollistët e lënë në tiranë, thuhet se janë ende pjesë e klubit. Njëri prej tyre, mbrojtësi Krasniqi konfirmoi me anë të një mesazhi në profilin e tij në facebook se nuk është më pjesë e Partizanit.

Ai shkruan se vetëm trajneri Starova e di pse ai është larguar nga ekipi. Në seancën e fundit stërvitore në tiranë, partizani provoi dy futbollistë nga të cilët vetëm mesfushori-sulmues Adem Maliqi ka udhëtuar me skuadrën. Burime nga klubi bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj periudhe, të provohen edhe lojtarë të tjerë.

Tv Klan






Të ngjashme