Aqif Rakipi ankimon vendimin e KQZ-së


Aqif Rakipi ankimon vendimin e KQZ-së

15:08 08/01/2018

Deputeti Aqif Rakipi ka ankimuar në Gjykatë Administrative vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’i ndërprerë mandatin. Avokatët e deputetit e cilësojnë si të paligjshëm vendimin e KQZ pasi është i pabazuar në prova dhe fakte.

Edhe deputeti i LSI, Gledion Rehovica pritet të bëjë të njëjtin veprim duke ankimuar vendimin. Pritet që gjykata të marrë në shqyrtim çështjen brenda kësaj jave.

Tv Klan






Të ngjashme