Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku, “Nderi i Kombit”


Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku, “Nderi i Kombit”

15:50 08/01/2018

Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku, dy artistët e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore, u nderuan me “Nderi i Kombit”.

Dekorata iu dorëzua dy valltarëve nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një ceremoni ku të ftuar ishin drejtues, kolegë dhe artistë të institucionit.

Motivacioni për dy nga ikonat e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore është ‘

për kontributin e jashtëzakonshëm si solistë me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare dhe në promovimin vlerave të trashëgimisë sonë kulturore si brenda dhe jashtë vendit’.

Lili Cingu dhe Rexhep Çeliku janë dy nga artistët që kanë bërë historinë e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore, që në 2017 festoi 60 vite histori dhe që është vlerësuar me çmimin “Gjerdani i Artë”, në konkursin mes ansambleve në Francë të vitit 1970.

Tv Klan






Të ngjashme