Të shurdhohesh nga kufjet


Të shurdhohesh nga kufjet

22:27 08/01/2018

Kjo është një pamje mëse e zakonshme në rrugët e kryeqytetit.

Duke udhëtuar me makinë, duke ecur në rrugë, duke biseduar në telefon apo gjatë momenteve të pushimit, të rinjtë i gjen pothuajse gjithë kohën me kufje në vesh. Disa shprehen se muzika gjatë rrugës për të shkuar në shkollë, apo në punë, i ndihmon të shkëputen nga zhurmat e ambientit.

“Vetëm në momentin që jam vetëm dhe më duhet të pres”.

Por çfarë thonë mjekët për përdorimin e tepruar të kufjeve?

Gjatë një dite pune në qendrën shëndetësore mjeku Otorinolaringolog Ylli Kërçani njofton se ka deri në 70 vizita që lidhen me probleme  të dëgjimit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre përfshin të rinjtë.

“Janë moshat e reja nga 12 vjeç, 15 vjeç apo deri në 20- vjeç

Alarmi që japin mjekët është humbja në mënyrë të parakohshme e dëgjimit nëse kufjet përdoren për një kohë të gjatë.

Mundësisht t’i evitojnë fare kufjet sepse sjellin ndryshime dëgjimi të përhershme dhe të pariparueshme”.

Klan Plus






Të ngjashme