Trump do të dëshmojë para prokurorit special?


Trump do të dëshmojë para prokurorit special?

15:25 09/01/2018

Presidenti amerikan Donald Tramp mund të thirret për të dëshmuar për skandalin “Russiagate” nga stafi i prokurori special Robert Myler.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja

“The Washington Post

”, që citon burime të afërta me shefin e Shtëpisë së Bardhë. Burimet thonë se avokatët e Trump aktualisht janë në bisedime me zyrën e prokurorit Myler.

Pritet që presidenti të dalë për të dëshmuar brenda pak javëve, por një datë e saktë ende nuk është caktuar. Ndër të tjera, prokurorët do të përpiqen të hedhin dritë nëse shkarkimi i shefit të FBI-së Xhejm Komi ishte përpjekje e Trumpit për të penguar hetimin.

Zyra e prokurorit special ashtu edhe mbrojtësit ligjorë të Trumpit nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm. Prokurori Myler po heton për dyshimet se zyrtarët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Dyshime ka se hakerat rusë të lidhur me Kremlinin grabitën të dhënat konfidenciale në kompjuterët e stafit elektoral të demokrates Hillary Clinton, për të ndihmuar republikanin Donald Trump të zgjidhej president. Akuza të cilat, Trump i ka hedhur poshtë, ndërsa hetimin e ka quajtur “Gjueti Shtrigash”. 

Deri më tani, nga zyra e prokurorit special janë marrë në pyetje për këtë çështje ndër të tjerë edhe ish-këshilltari i Trump për sigurinë Michael Flynn dhe dhëndri Jarerd Kushner, ish-pjesëtar i stafit elektoral të Trumpit.

Tv Klan






Të ngjashme