Grabitet për herë të dytë pika e këmbimit valutor
Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një një pikë këmbimi valutet në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit.
Dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy personat me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të pronarit me inicialet L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe punonjësit e zyrës për të rënë në gjurmët e autorëve. Kjo pikë këmbimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër. Në atë kohë grabitësit u larguan më këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro. Policia arrestoi vetëm njërin prej grabitësve disa ditë më vonë.
Tv Klan