Nëna rreh brutalisht vajzën 3 vjeçare
Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë argjentinase tërheq vajzën e saj trevjeçare nga flokët dhe fillon ta godasë atë mizorisht. Gruaja tregohet duke rrahur vajzën e saj të vogël, pasi ajo vetë kishte humbur një tablet dhe fajësonte të bijën për këtë gjë.
Ajo u filmua duke goditur vogëlushen në kokë ndërsa i thoshte: “Ma jep tabletin, pse harron ku i vë gjërat, nëse dikush tjetër e merr atë, do të të vras”. Nëna dhunuese, 33 vjeç, pastaj e kapi vajzën e vogël për flokësh duke e rrotulluar atë si një kukull lecke para se ta përplaste në dysheme.
Incidenti i ndodhur në Bahia Blanca, 400 milje nga kryeqyteti Buenos Aires, u filmua fshehurazi nga kushëriri i fëmijës. Natën e kaluar autoritetet lokale konfirmuan se të tre fëmijët e nënës së dhunshme ishin larguar nga kujdesi i saj dhe ishin vendosur nën kujdesin e përkohshëm të një të afërmi të moshuar./tvklan.al