Tritol një varke në Pogradec/Policia: Paralajmërim për pronarin
Policia e Pogradecit ka shoqëruar mbi 20 persona për shpërthimin në Pogradec, por ende nuk ka një autor të ndaluar. Dyshohet se autorët janë banorët e zonës të cilët kanë patur konflikte me pronarin e varkës, pasi kishte marrë në përdorim vaskat e peshkut në Pogradec.
Një sasi lëndë plasëse u vendos mëngjesin e së mërkurës në një varkë në Pogradec.
Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se varka ishte në pronësi të Renato Kadillit nga Pogradeci, por që përdorej nga familjarët e tij.
Ekspertët e lëndëve eksplozive të mbërritur nga Tirana konfirmuan që është përdorur lëndë eksplozive e llojit tritol.
Sasia dyshohet rreth 100 gram.
Policia shoqëroi mbi 20 persona për ngjarjen.
Grupi hetimor bën të ditur se lënda eksplozive është vendosur si mënyrë paralajmërimi për poseduesin e varkës.
Familjarët e Renato Kadillit kanë marrë në përdorim vaskat e peshkut në Pogradec për të cilat ka patur konflikte të vazhdueshme me banorët e zonës./abcnews.al