Universitetet ‘hapin dyert’, kurse falas për të gjithë të rinjtë
Të gjithë universitetet publike të vendit do të ‘hapin dyert’ për të rinjtë duke ofruar kurse falas të gjuhës angleze.
Lajmi është bërë i ditur ditën e enjte nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.
Ajo tha se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.
“
Ky 6 mujor do të jetë 6 mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë
”, tha Nikolla.
/tvklan.al