
Trump nuk di fjalët e himnit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump me sa duket nuk i ka të qarta fjalët e himnit amerikan.
Një gjë e tillë ra në sy teksa Trump këndonte himnin përpara sfidës mes ekipeve universitare të Georgias dhe Atlantas në futbollin amerikan.
Pamjet tregojnë se presidenti nuk i lëviz buzët, sipas fjalëve të himnit të titulluar “Flamuri i stolisur me yje”.
Njeriu që deri më sot i ka bërë sportistët për ujë të ftohtë, kur vinte fjala për të respektuar himnin, tashmë po përballet me një furtunë kritikash në media e rrjete sociale. Në emisionet satirike, Trump është bërë objekt talljesh.
Seth Meyers, Late night with seth meyers (NBC):
“Trump e këndon himnin me mënyrën që shumë prej nesh këndojmë “Despacito-n””.
James Corden, The Late Night Show (CBS):
“Është e vështirë të këndosh një këngë, teksa përpiqesh të formulosh në kokë mesazhe Twitteri”.
Tv Klan