Burri ndërton 8 kilometra rrugë për shkak të fëmijëve të tij
Një burrë në një fshat të Indisë, ndërtoi një rrugë prej 8 kilometrash, vetëm me një sëpatë dhë një levë, kështu që fëmijët e tij që shkonin në shkollë, mund ta vizitonin atë më shpesh.
Jalandhar Nayak 45 vjeç, jeton në një fshat të largët, 10 km nga shkolla ku studiojnë tre djemtë e tij. Por udhëtimi zgjat tre orë, sepse djemtë duhet të kalojnë nëpër pesë kodra për t’u kthyer në shtëpinë e tyre.
Zyrtarët lokalë thanë për BBC se do të shtronin pjesën tjetër të rrugës. Gjatë dy viteve të fundit, ai shkoi çdo mëngjes me veglat e tij të punës, ku do të shpenzonte deri në tetë orë në ditë duke copëtuar shkëmbinjtë dhe duke hequr gurët.
Sipas BBC, burri tha se shpresonte që djemtë e tij do të ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi më shpesh gjatë fundjavave apo festave sapo të përfundonte rruga. Rruga prej 15 km e gjatë do të lidhë fshatin e Nayakut në qytetin ku gjendet shkolla. Zyrtarët qeveritarë, të cilët tani kanë marrë përsipër ndërtimin, thanë se z. Nayak do të paguhej gjithashtu për punën e bërë.
/tvklan.al