
Martohet Ricky Martin
Këngëtari Ricky Martin është zyrtarisht i martuar. “
Jam më në fund një bashkëshort
” ishin fjalët e Martin, në një intervistë për një media amerikane. 46-vjeçari dhe partneri i tij Jwan Yosef i kanë premtuar njëri tjetrit besnikëri.
Ata janë celebruar, por festa me shoqërinë dhe familjarët do të bëhet pas disa muajsh.
“
Kemi në plan të organizojmë një darkë zyrtare dhe më pas një festë të madhe
”- ishin fjalët e këngëtarit nga Porto Riko.
Çifti Martin dhe Yosef janë parë për herë të parë së bashku në fillim të 2016, dhe e shpallën fejesën në përfundim të këtij viti.
Ricky Martin njihet si një nga ikonat që ka luftuar kundër homofobisë. Disa nga këngët e tij më të famshme janë “Livin la vida Loca” dhe “Vente Pa Ca”, një hit veror që mori më shumë se 1 miliard klikime.
Klan Plus