Ende pa zgjidhje bisedimet për koalicion në Gjermani
Dita vendimtare e bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani, duket se do të mbyllet pa një dritë jeshile.
Partitë politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në çështjet kyçe, si politikat për emigrantët, taksat por edhe reformat për mbrojtjen.
Ndonëse në fillim të takimit në selinë e social-demokratëve palët u shprehën optimistë për arritjen e një marrëveshjeje, bisedimet me gjasë do të mbyllen mëngjesin e së premtes.
Tv Klan