Reforma me ujin, njësoj si ajo te sektori i energjisë
Ndërmarrjet e ujësjellësve duhet të nisin të hartojnë skemat lehtësuese për qytetarët që kanë borxhe ndaj të tyre, në mënyrë që detyrimet të paguhen, por edhe konsumatorët të mos mbeten pa ujë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damina Gjiknuri u ka bërë thirrje të gjitha bashkive që të marrin masat për hartimin e skemave njësoj si kompania OSHEE për pagesat e energjisë, brenda 1 Shkurtit, kur nis edhe aksioni për kontrollin e ujit.
“Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për ti shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër!”
https://www.youtube.com//embed/Pxo96fA4Xcw
Ministri nuk harroi të bënte përgjegjëse për këtë situatë edhe vetë ndërmarrjet e ujësjellësve dhe bashkitë që menaxhojnë këto kompani.
Sipas tij borxhet e mbledhura në vite vijnë edhe për shkak të punës së dobët të tyre, por nëse nuk ndodh reforma atëherë qeveria do të ketë të pamundur në të ardhmen të paguajë faturën e investimeve për furnizimin me ujë.
Tv Klan