Pavarësia kthen Rita Orën në Prishtinë
17 Shkurti i këtij viti shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe pritet të organizohet një festë e madhe.
Një dekadë shtet i pavarur ka bërë që ambasadorja e Kosovës në botë, Rita Ora të jetë e pranishme në festime.
Ky lajm bëhet i ditur nga mediat kosovare. Gjithashtu dhe Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar këtë lajm.
Madje është diskutuar që bukuroshja kosovare të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacollit.
Rita në mbarë botën e ka deklaruar se është kosovare dhe për këtë ndjehet shumë krenare. Ajo është një nga artistet me të kërkuara në Britaninë e Madhe dhe Amerikë.
Klan Plus