19-vjeçarja vuan pasojat e rënda të kontraceptivëve


19-vjeçarja vuan pasojat e rënda të kontraceptivëve

18:50 13/01/2018

Një studente, e cila vuan nga pneumonia dhe mpiksja e gjakut në mushkëri, pas vetëm gjashtë muajsh përdorimi të pilulave kontraceptive, po paralajmëron të tjerët që t’i marrin efektet anësore më seriozisht. Eleanor Waring, 19 vjeç, filloi të ndjente dhimbje të forta kraharori para Krishtlindjes duke e lënë të paaftë për të ecur dhe duke qarë nga dhimbja çdo herë që përpiqej të merrte frymë. Gjatë më shumë se një jave, ajo u trajtua për infeksione urinare dhe të kraharorit.

Ajo u transferua në Hull Royal Infirmary ku u diagnostikua me pneumoni dhe mpiksje gjaku.

Eleanor, e cila studion kriminologjinë në Universitetin Northumbria në Newcastle-upon-Tyne, tani po paralajmëron të gjitha femrat që mendojnë të përdorin kontraceptovë, ta mendojnë mirë këtë gjë. Ajo dëshiron që njerëzit të kuptojnë që duhet t’i marrin efektet anësore të kontraceptivëve shumë seriozisht.

Simptomat e Eleanor filluan me një kollë dhe një të ftohtë që zgjati rreth katër javë, por pak para Krishtlindjes ajo filloi të kishte dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, në të ndenjura dhe në gjoks.

Sipas

The Sun

, asaj iu bë një ekzaminim dhe rezultoi se efektet anësore të kontraceptivëve i kishin shkaktuar asaj pneumoni dhe mpiksje të gjakut në mushkri.

Çdo vit, 12 në 10,000 gra që përdorin kontraceptivë janë të rrezikuara nga komplikacionet dhe efektet anësore./tvklan.al 





Të ngjashme