Vjen Arda Turan, tifozët shkaktojnë kaos
Policisë turke i është dashur të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë tifozët që po prisnin mesfushorin Arda Turan në aeroportin e Atataturk të Stambollit.
Ai është kthyer në kampionatin turk pas disa vitesh mungesë në huazim nga Barcelona për të luajtur me Istanbul Basaksehir dhe tifozët e pritën me entuziazëm, por duke shkaktuar tension në terminalin e aeroportit. Istanbul Basaksehir kryeson renditjen në kampionatin turk dhe synon titullin parë kampion. Skuadra që sezonin e kaluar u rendit e dyta ka në përbërje edhe të tjerë lojtarë me përvojë si kapitenin Emre Belozoglu dhe sulmuesin Emmanuel Adebayor. Tv Klan