Mbikalimi i kthyer në makth


Mbikalimi i kthyer në makth

17:27 14/01/2018

Mbikalimi i Fllakës në dalje të autostradës Tiranë-Durrës është kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve dhe kalimtarëve. Çdo ditë ata përballën me gropa dhe baltë të krijuar nga reshjet e shiut.

Këto dy degëzime sekondare, pa asnjë standard sigurie dhe të hapura provizorisht bëhen shkak edhe për aksidente.

 

Siç shihet nga pamjet, shkëputja nga autostrada bëhet direkt nga korsia e shpejtësisë. Ulja e shpejtësisë dhe frenimi befasishëm për shkak të gropave, sapo lë autostradën rrezikon përplasjen e automjeteve. Në këto dy nyje dytësore krahas banorëve të zonës kalojnë dhe automjetet e afro 170 subjekteve private, bizneset e të cilëve shtrihen në të dy anët e rrugës.

Tv Klan






Të ngjashme