Konflikt me armë mes dy familjeve, 10 të plagosur


Konflikt me armë mes dy familjeve, 10 të plagosur

17:01 14/01/2018

Konflikti për pronën ka bërë që dy familje të rrëmbejnë gurët, shkopinjtë dhe armët kundër njëri-tjetrit, në një zënkë që la 10 të plagosur, dy prej të cilëve gra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hatunlu të provincës Mardin, në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Menjëherë pas konfliktit me armë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe xhandarmërie.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, të plagosurit u dërguan në spitalet e Mardinit dhe të Kiziltepesë.

Gazeta turke

“Hurriyet”

 raporton se në konflikt është plagosur edhe një sirian, 55-vjeçari Ibrahim Ali, i cili punonte në fushën e njërës prej dy familjeve që ishin përfshirë në konflikt për tokën. /tvklan.al






Të ngjashme