Llullaku largohet nga Astana
Azdren Llullaku nuk është më një lojtar i Astanës. Sulmuesi i Kombëtares ndërpreu me konsensus marrëveshjen me skuadrën nga Kazakistani ku firmosi 1 vit më parë.
Aventura në këtë kampionat nuk shkoi mbarë edhe pse u huazua këtë sezon te Toboli.
Llullaku është në kërkim të një ekipi të ri. Turqia dhe Italia janë mundësitë që vlerëson 29-vjeçari. Azdren Llullaku do të stërvitet me skuadrën rumune Gaz Metan ku luajti për disa sezone.
Tv Klan