Tërmet në Greqi, lëkundet Athina


Tërmet në Greqi, lëkundet Athina

22:40 15/01/2018

Një tërmet me Magnitudë 4.4 ka tronditur Greqinë mbrëmjen e së hënës.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, tërmeti ra në orën 10:26 të mbrëmjes së sotme.

Sipas raportimeve paraprake epiqendra e tërmetit ishte në Marathonas, 29 kilometër në verilindje të kryeqytetit Athinë, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Por mediat raportojnë se lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në kryeqytetin Athinë./tvklan.al






Të ngjashme