Emri/ Arrestohet polici i rrugores për korrupsion
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë arrestuar një efektiv të policisë rrugore në Tiranë për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Në pranga ra policia Arjan Meça, me detyrë trup shërbimi në sektorin interurban.
Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues automjeti. Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al