Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë/ Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë/ Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

10:17 16/01/2018

Serbia pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare rreth mesditës pas vrasjes në Mitrovicë të Oliver Ivanoviç, liderit të serbëve në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga korrenspondenti i ABC News dhe Tv Klan në Serbi, Idro Seferi. Ai njoftoi se ngjarja ka alarmuar autoritetet serbe, të cilat kanë vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 përpara zyrës së tij në Mitrovicë. Ai u qëllua me katër plumba në një atentat të organizuar dhe ndërroi jetë në spital. Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Mitrovicën dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorëve.

/tvklan.al






Të ngjashme