Basha: Vrasja e liderit serb në Mitrovicë, atentat ndaj dialogut Kosovë-Serbi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar atentatin ndaj liderit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.
Përmes një reagimi dërguar mediave, Basha thotë se vrasja e Ivanoviç nuk është vetëm një atentat ndaj tij, por është edhe një atentat ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.
Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.
Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.
Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve”
, thotë Lulzim Basha.
/tvklan.al