Iu bllokuan llogaritë bankare pa të drejtë, emigranti largohet nga Shqipëria
Në 17 Mars 2017, emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetarit nga Elbasani, Avni Coga, të cilit prokuroria dhe gjykata i kishin sekuestruar llogarinë bankare me dyshimin e pastrimit të parave, edhe pse i kishte të gjitha të justifikuara me dokumente të punës në Angli. Sot, pas 9 muajsh, Avni Coga tregon se falë emisionit “Stop” llogaria bankare i është zhbllokuar. Por ai thotë se nuk ka besim të investojë në Shqipëri, ndaj paratë do t’i investojë diku tjetër.
Avni Coga nga qyteti i Elbasanit tregoi në emisionin “Stop”, se për 15 vjet ka jetuar e punuar në mënyrë legale në Angli. Të gjitha kursimet i depozitoi në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe pas verifikimit, nisi të operonte me obligacione 7-vjeçare. Por ky ishte momenti që për të nisi kalvari gjyqësor për zhbllokimin e llogarive, tashmë të bllokuara. Coga vë në dispozicion të gjitha pagesat nga punët e kryera në 15 vjet në Angli dhe çështja duket se do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë.“Më quajnë Avni Coga dhe jetoj në
Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 kam jetuar legalisht në Angli. Aty unë kam punuar për 12 vjet e gjysmë në një institucion, ku kam fituar bursë. Gjithashtu kam punuar në dy institucione të tjera, ku të gjithë të ardhurat e mia i kam depozituar tek BKT- ja. Në Qershor të vitit 2015 këto para i kam investuar te Ministria e Financave. Unë jam betuar para se të merrja pjesë në shitjen e obligacioneve 7-vjeçare në Qershor të vitit 2016. Këto obligacione i kam shitur tek Banka Credins për arsye sepse më ofruan një shumë më të madhe se sa banka ku unë pata blerë këto obligacione. I gjithë problemi filloi
se dyshonin për pastrim parash, gjë që nuk është e mundur për arsye se kur bëra aplikimin tek Banka Kombëtare për obligacione 7-vjeçare, unë aty kalova një fazë vetingu
në
qoftë se nuk ishte i përshtatshëm për këtë gjë unë nuk duhet të kisha marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare në 2015. Prandaj më duket i tepërt dyshimi i Bankës Credins”.
Në Dhjetor të 2016 Avni Coga i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokim llogarie dhe i pranohet kërkesa. I hiqet masa e sigurimit sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të Bankës “Credins”. Më datë 07.06.2016 Prokuroria e Elbasanit me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i bllokoi llogarinë bankare qytetarit Avni Coga, me arsyen “dyshim për pastrim parash”. “Ndonëse Prokurorisë i kam vënë në dispozicion të gjitha bursat, pagat mujore, pagat vjetore dhe rikonfirmimet nga institucioni ku kam punuar, këto dokumente Prokuroria nuk i pranon për arsye sepse duhet legalizuar pulla apostile që unë jam munduar ta zgjidh, por nuk e vlerësoj dot dhe apeloj në Gjykatën e Apelit Durrës. Gjykata e Apelit e refuzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan
për zhbllokimin e këtyre llogarive. Pas vendimit të prerë legalizohen letrat që më kërkoheshin. Jam
brenda normave për të bërë rekurs në Gjykatën e Shkallës së Lartë. Ju lutem emisionit tuaj të më ndihmojë për zhbllokimin e këtyre llogarive sepse ky është mundi dhe djersa ime për 15 vite që kam punuar në emigracion”.
Pas 9 muajsh, emisioni “Stop” i rikthehet kësaj çështje sepse Prokuroria ia la në dorë çështjen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila vendosi pushimin e procedimit penal për vepren “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” ndaj personit në hetim, Avni Coga. Gjithashtu vendosi heqjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi llogaritë bankare në Bankën "Credins".“Dua t’ju falenderoj juve personalisht dhe emisionin “Stop” për ndihmën që më keni dhënë, sepse prokuroria më në fund i thirri mendjes dhe u tërhoq nga padia që kishte kundër meje. Aktualisht jam pa punë, por paratë do t’i investoj jashtë shtetit se nuk kam më besim këtu në Shqipëri!”/ tvklan.al